
Fshati Samrish në njësinë administrave Dajç të bashkisë Shkodër ka filluar të preket nga fenomeni I emigrimi. Kryetari I fshatit, Tom Pjetrani tregon se si mungesa e mbështetjes së fermerëve nga qeveria ka bërë që shumë të rinj të mendojnë emigrimin si mënyrë më të sigurtë për të ardhmen.
Ndërkohë, Pjetrani tregon kushtet të tjera të cilat banorët I shtyjnë të braktisin vendlindjen e tyre.
Ai ka një thirrje drejtuar pushtetit lokal dhe qendror.
Deri pak vite më parë, në fshatin Samrish kanë emigruar rreth 65% e banorëve. Në këto 2 vite, sipas kryetarit të fshatit, ka një frenim të këtij fenomeni pasi të rinjtë po mundohen të investojnë në bujqësi dhe blegtori, por pa mbështetjen e qeverisë duket se do ta kenë të vështirë.


