Një i ri nga Korça ndërroi jetë duke rënë nga një lartësi teksa ishte duke ngjitur malin Olimp në Greqi.

I riu quhet Ilia Dhimitri dhe sëbashku me shoqërinë e tij kishte organizuar një ngjitje në Olimp, e cila me sa duke do të ishte aventura e tij e fundit në jetë. Ilia u rrëzua nga një lartësi rreth 200 metra sëbashku me një shokun e tij, i cili për fat të mirë arriti të kapej diku duke shmanguar përplasjen e fortë në tokë, ndryshe nga shqiptari.