Po përgatisnin eksploziv artizanal, pranga bizmesnenit dhe punëtorit.

Dy persona janë arrestuar në Vlorë, pasi sipas policisë janë kapur duke përgatitur lëndë plasëse në mënyrë artizanale. Burime zyrtare nga policia thanë se kanë arrestuar në flagrancë administratorin dhe zjarrmëtarin e një firme inertesh. Të arrestuarit janë: Robert Leskaj, 55 vjeç, banues ne Vlorë dhe Arben Jetishi, 52 vjeç, banues në Vlorë. Policia ka bërë arrestimin e tyre sepse ka rezultuar që Robert Leskaj, administrator i shoqërisë “Leskaj Inerte”, në bashkëpunim me zjarrmëtarin, Arben Jetishi, janë kapur në flagrancë pasi dyshohet se në mënyrë artizanale po përgatisnin lëndë plasëse në guroren “Leskaj Inerte” në fshatin Drashovicë, Vlorë, me qëllim kryerjen e shpërthimeve për nxjerrjen e inerteve. Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale: – një sasi prej 50 kg lëndë e dyshuar nitrat, – një sasi prej 20 litra naftë, – kapsolle dhe ndezësa, të cilat dyshohen se shërbenin për ndezjen e lëndëve plasëse. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive, kryer në bashkëpunim”.

Artikulli paraprakKALOJNË LISTAT E 15 PARTIVE PËR 18 QERSHORIN, PD BRAKTIS KQZ
Artikulli tjetërSHQIPTARI MASAKROHET ME THIKË NË ITALI