
“Kemi hyrë në një fazë të re, atë të drejtësisë europiane, jo asaj ruse”.
Kështu ka deklaruar kryeministri Edi Rama në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, ku foli mbi reformën në drejtësi dhe situatës së krijuar pas formosjes së 24 masave të sigurisë ndaj stafit të Universitetit Bujqësor të Tiranës.
Kryeministri Edi Rama ka theksuar se, nëse nuk do të ishte kjo shumicë qeverisëse, nuk do të kishim parë asnjë hetim të nivelit të lartë dhe asnjë forcë politike në pushtet që vullnetarisht të kishte distancuar veten nga kontrolli mbi pushtetin e drejtësisë.
Rama: Edhe në radhët e pavarurve që kërkojnë pa pushim vetëm represion dhe asgjë tjetër ndërkohë që ajo që kërkoj unë është një drejtësi e pavarur dhe evropiane, tani nuk e di se ku e gjen zoti Afrim apo secili si zoti Afrim flasin për strategji elektorale për të minuar hetimet vip të drejtësisë, paraqet si fakt një fantazi të tijën, këtu fillon problemi i madh që ne e kemi me pasqyrat tona të informacionit, me kanalet dhe portalet ku rëndom opinionet shiten si fakte.
S’kemi asgjë strategji elektorale për të minuar asnjë hetim, as rektori nuk erdhi për të ngritur flamurin e pafajësisë për 24 personat e vënë në masa sigurie pa gjyq, që të themi cili është i fajshëm dhe cili i pafajshëm, asnjë largim tjetër nuk konkurron dot në asnjë formë me këtë parti me këtë maxhorancë qeverisëse për sa i përket luftës për të pasur një drejtësi të drejtë, të pavarur dhe evropiane në këtë vend, po të mos ishte kjo parti, zoti afrim dhe largim nuk do shikonim kurrë hetime VIP në Shqipëri, po të mos ishte kjo parti dhe shumicë qeverisëse, nuk do shikonim kurrë një forcë në pushtet e cila vullnetarisht vendosmërisht me patriotizëm ka tërhequr duart nga kontrolli i pushtetit të drejtësisë dhe ka pranuar që në trupin e vet të bëhen eksperimentet e sallës së operacionit të luftës kundër korrupsionit.
Por s‘mund të rrimë dot pa folur, tani që SPAK dhe GJKKO që i ngritëm dhe i mbështetëm ne që ne i dhamë të gjithë hapësirën të bëjnë punën që bëjnë.