Policia e Kukësit ka arrestuar dy persona që u kapën duke transportuar 12 shtetas sirianë.
Në pranga ranë:

-B. D., 29 vjeç, banues në Tiranë, i cili u kap në hyrje të qytetit të Kukësit, ku në automjetin tip BMË po transportonte 5 shtetas sirianë

-M. R., 22 vjeç, banues në Tiranë, që u kap në aksin Kukës-Morinë, tek kthesa e Kolshit, ku në automjetin tip Furgon, po transportonte 7 shtetas sirianë.

Uniformat blu raportojnë se shtetasit sirianë nuk dispononin dokumente identifikimi.
Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Artikulli paraprakKAPET ME 107 KG KANABIS NË MAKINË SHQIPTARI
Artikulli tjetërARRESTOHEN DY SHQIPTARË, U GJENDET KOKAINË ME VLERË 2 MILIONË EURO NË GARAZHIN E PICERISË