foto ilustruese

2 shtetas janë arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi po transportonin emigrantë me qëllim kalimin e paligjshëm drejt BE-së.

Strukturat e DVKM Shkodër dhe ato të Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Shkodër, të mbështetura nga inteligjenca informative, për një rast të transportimit të shtetasve të huaj, kundrejt pagesës, për kalim të paligjshëm të kufirit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Bashkëpunëtorët”, si rezultat i të cilit u arrestuan shtetasit:

-A. L., 24 vjeç dhe E. M., 23 vjeç, të dy banues në fshatin Vrakë, Malësi e Madhe.

Në fshatin Vukpalaj, Malësi e Madhe, këta 2 shtetas u kapën në flagrancë teksa zbritnin nga automjeti me drejtues 24-vjeçarin, 5 emigrantë të cilët po transportoheshin drejt Malit të Zi, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, drejt vendeve të BE-së.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprak“GËRDECI” SPAK DËRGON PËR GJYKIM DOSJEN E ISH-MINISTRIT TË MBROJTJES FATMIR MEDIU
Artikulli tjetërI FTOHTI, KUSHI: KEMI KËRKUAR PAJISJEN ME NGROHJE PËR 28 SHKOLLA