Rreth 40 persona mes tyre policisë janë plagosur gjatë tubimit masiv të dhunshëm, para godinës së parlamentit në kryeqytetin e Malit të Zi.Opozita dhe mbështetësit e saj në Malin e Zi protestuan deri në orët e para të mëngjesit të sotëm, 25 tetor, pas skadimit të ultimatumit që i kishin vënë kryeministrit Milo Gjukanovic për të krijuar një qeveri teknike.

Në protestë morën pjesë më shumë se 5000 vetë.Protesta nisi fillimisht e paqtë, ndërsa protestuesit bënë thirrje për zgjedhje të parakohshme në Mal të Zi, shtet i cili fitoi pavarësinë nga Serbia në 2006.Por më pas tensionet u rritën në momentin kur turma iu afrua godinës së parlamentit, e cila ishte e rrethuar nga policia.Disa protestues nisën të hidhin fishekzjarre në ndërtesë, pas së cilës policia kërkoi që protestuesit të shpërndaheshin. Gjithashtu protestuesit hodhën grurë ndaj forcave të rendit. Mediat kanë raportuar se ka patur edhe të shtëna armësh.Policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit të cilët u përpoqën të hynin në godinën e parlamentit. Një video e postuar në Youtube tregon sesi protestuesit përdorin bomba Molotov dhe gurë në drejtim të policisë. “15 policë janë plagosur, njëri prej tyre në gjëndje të rëndë. 24 qytetarë kanë kërkuar ndihmë kryesisht për shkak të pasojave të gazit lotsjellës” saktësoi ministri i Brendshëm i Malit të Zi Raško Konjević në një konferencë për shtyp lidhur me protestën e orgtanizuar mbrëmjen e 24 tetorit nga opozita.“I shpreh mirënjohje policëve të cilët mbrojtën godinat shettërore dhe qetësinë dhe rendin publik” shtoi ai. Ministri konfirmoi se kryetari i Frontit Demokratik, deputeti Andrija Mandić është ndaluar.Protestuesit bënin thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Milo Gjukanoviç. “Mesazhi jonë për kryeministrin është të dorëhiqet dhe të krijojë një qeveri të përkohshme dhe të bëhen zgjedhje të lira dhe të ndershme. Protestuesit akuzojnë kryeministrin për korrupsion dhe shkaktar të rritjes së papunësisë dhe krimit në Mal të Zi Protesta kundër qeverisë u shoqëruar edhe me një sulm ndaj ambasadës shqiptare. Qeveria malazeze dënoi sulmin ndaj ambasadës shqiptare, ndërsa menjëherë ka reaguar dhe ministria jonë e jashtme. “Sulm i papranueshëm ndaj ambasadës tonë në Podgoricë nga protestuesit”, shkroi në rrjetin social Tëitter ministri Bushati. Ai thekson se Iika kërkuar autoriteteve malazeze të garantojnë sigurinë e stafit të ambasadës shqiptare.