“Netët poetike” është aktiviteti kulturor që ka nisur të organizojë “Eko Mendje” në qytetin e Shkodrës.

Poetja dhe fotografja Eva Sula ishte e ftuar në mjediset e hostelit “Mi Casa es Tu Casa”. “Poezia dhe erosi” u quajt ky aktivitet i zhvilluar thuajse në intimitet. Sula tregon se nudoja dhe erosi nuk janë një tabu. Pavarësisht stadit në të cilin ndodhet shoqëria shqiptare Sula thotë se nuk ka njohur pengesa. Eva Sula erosin, poezinë dhe nudon nuk mund t’i shkëpusë nga njëra-tjetra. Gjatë muajit shkurt do të vijë në Shkodër edhe me një ekspozitë të saj personale me fotografi nudo.

Artikulli paraprakPREZANTOHET LIBRI “LA POLVERIERA” I AUTORIT STEFANO PETROCCHI
Artikulli tjetërRRUGICA E ANAMALVE PLOT ME GROPA TË MBUSHURA ME UJË