Investimi prej 7.5 milionë lekësh të reja që po zbatohet në infrastrukturën e rrugës “Pogej” është tashmë drejt përfundimit.

Përfaqësues të bashkisë Shkodër ndoqën nga afër gjatë së premtes fazën përfundimtare të punimeve, e cila përfshin rrjetin e kanalizimeve, asfaltimin dhe ndriçimin e zonës. Përsa i përket ndërprerjes së punimeve që mundësojnë kalimin në rrugën e Thethit, Ademi tha se rifillimi varet nga vlerësimi që bëjnë emergjencat civile. Aksi rrugor drejt Thethit vijon të mbetet problematik përsa i përket lëvizjes së automjeteve. Më parë, banorët kanë raportuar për ndërprerjen e punimeve që mbajnë hapur rrugën hapur gjatë periudhës së dimrit.

Artikulli paraprakANA E MALIT, HEDHJA E MBETJEVE MBETET SHQETËSIM
Artikulli tjetërOSHEE, RADOVANI: MBI 700 ANKESA PËR MBIFATURIME