Një punonjëse të Policisë së Shtetit në drejtorinë e Tiranës i ka humbur arma e shërbimit.

Sipas denoncimit të bërë nga policja, pistoleta “TT” i ka humbur në rrugën “Rrapo Hekali”. Policia njofton se po punon për gjetjen e armës, ndërkohë që është pezulluar nga detyra efektivja.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë ku është regjistruar edhe procedimi për punonjësen e Policisë së Shtetit.

Artikulli paraprakEDMOND SPAHO NË PE: SHQIPËRIA E KAPUR NGA DROGA E KRIMI I ORGANIZUAR
Artikulli tjetër‘NA LIDHËN ME TEL E NA GODITËN ME LEVA’, RRËFEHET ÇIFTI I DHUNUAR