Policët e Miami-Dade County County u bashkuan me demonstruesit paqësorë në një lutje për George Floyd, 46-vjeçari afrikano-amerikan që vdiq të hënën e kaluar pasi u arrestua në Minneapolis.

Në foto shihen oficerët e policisë në gjunjë, ndërsa qytetarë të tjerë mbanin pankarta me mbishkrime të ndryshme si “Stop Brutalitetit të Policisë” etj.

Këto pamje janë bërë virale në mediat sociale.