Policia 718 gjoba në një ditë për mungesën e rripit të sigurimit
Pas hyrjes në fuqi të ligjit për masat administrative për rripin e sigurimit, policia ka vendosur sot në të gjithë Shqipërinë 718 gjoba. Pas thuajse 1 muaji intensiv ndërgjegjësimi dhe sensibilizimi sot Policia Rrugore filloi aplikimin e masave shtërnguese administrative ndaj qytetarëve që nuk vendosim rripin e sigurimi, si dhe për mungesë të pajisjes së fiksimit për fëmijë. Gjobat janë vendosur për mosvendosje të rripit te sigurimit dhe për mungesë të pajisjes së fiksimit për fëmijët nën 4 vjeç kur ulen mbrapa si dhe për fëmijët nën 12 vjeç kur ulen para. Policia Rrugore njofton se do vijojë të ndëshkojë me vendosmëri e pa tolerancë shkelësit me qëllimin rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.