Policia Rrugore ka vijuar me kontrollet intensive duke vënë në pranga 15 drejtues mjetesh pasi kanë tejkaluar shpejtësinë më shumë se limiti i lejuar dhe kanë drejtuar mjetet nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Policia po ashtu bën me dije se janë pezulluar edhe 132 leje drejtimi ndërsa në të gjithë vendin, janë ndëshkuar 2531 drejtues mjetesh.

Policia e Shtetit

Kontrolle intensive nga Policia Rrugore në të gjitha rrugët e vendit, duke përdorur radarë📸📟📹, dronë, mjete të paloguara, kamera, aparate fotografike e alkooltestues, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Si rezultat i kontrolleve gjatë 48 orëve të fundit, janë konstatuar përsëri shumë drejtues mjetesh që kanë tejkaluar shpejtësinë më shumë se limiti i lejuar dhe drejtues mjetesh që kanë drejtuar mjetet nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

👉Janë arrestuar në flagrancë 15 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 9 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 6 për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

👉Janë pezulluar 132 leje drejtimi, nga të cilat 69 për shpejtësi mbi normat e lejuara, 41 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 22 për qarkullim në sens të kundërt.

👉Janë ndëshkuar me masë administrative, në të gjithë vendin, 2531 drejtues mjetesh, për shkelje që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Efektivët e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, gjatë kontrolleve parandaluese, në rrugën “Isuf Elezi”, kanë goditur një rast të mitëdhënies. Drejtuesi i mjetit, shtetasi F. K., pasi është konstatuar duke drejtuar mjetin pa vendosur rripin e sigurisë, pa kryer kontrollin teknik dhe pa siguracion, u ka ofruar punonjësve të Policisë, një kartëmonedhë të prerjes 2000 lekë, me qëllim shmangien e ndëshkimit për shkeljet e kryera.

Gjithashtu, po nga shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës është konstatuar në rrugën “Kastriotët”, një drejtues mjeti që qarkullonte pa vendosur rripin e sigurimit. Pas ndalimit, drejtuesi i mjetit i ka paraqitur punonjësve të Policisë, një leje drejtimi që i përkiste një shtetasi tjetër. Pas shoqërimit në ambientet e Policisë dhe verifikimit të të dhënave rezultoi se drejtuesi i mjetit, shtetasi G. M. ishte person i shpallur në kërkim për llogari të DVP Kukës, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë”, “Goditje për shkak të detyrës”, Plagosja e lehtë me dashje”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë”, “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Ndërkohë, shërbimet e Njësisë Operacionale për sigurinë e autostradës Milot-Morinë, kanë kapur në Skuraj, Kurbin, shtetasin I. N., duke transportuar me një automjet furgon, disa emigrantë të paligjshëm, kundrejt pagesës.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të mos nxitojnë për të arritur në destinacion duke kryer parakalime të gabuara e manovra të rrezikshme në rrugë, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të vendosin rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse pasi në të gjitha rrugët e vendit ka radarë dhe prezencë të Policisë Rrugore, të pajisur edhe me dronë, dragera, kamera e aparate fotografike.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të Kodit Rrugor, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të shpejtë e profesional.

#MosUbejStatistikë📉

#RregullKujdesDurimDestinacion

#NeJemiAtyPërSigurinëTuaj🚔

Artikulli paraprak“TEPËR ME RËNDËSI”, PD MBLEDH SOT GRUPIN PARLAMENTAR, NË FOKUS SEANCA E NESËRME PLENARE
Artikulli tjetërNDRYSHIMET NË QEVERI/ DËSHTIME DHE KEQMENAXHIME TË SITUATAVE, JOHNSON SHKARKON NGA DETYRA 3 MINISTRA