
Policia rrugore dhe ajo e rendit ka nisur një aksion në rrugët e qytetit te Shkodrës ndërsa në fokus të kontrolleve të policisë kanë qenë automjetet që lëvizin me xhama të zinj, drejtuesit e automjeteve të cilët nuk vendosin rripat e sigurimit si dhe përsonat që qarkullojnë tej normave të lejuara.
Qëllimi i këtij aksioni, sipas burimeve të policisë së Shkodrës behet me dije se është sekuestrimi i mjeteve, të dyshuara të trafikuara apo të përfituara nga aktivitetit kriminal. Policia ka ushtruar kontrolle edhe për personat e shpallur në kërkim për ngjarje të rënda kriminale në metropolin verior. Gjithashtu efektivet e policisë se rendit në bashkëpunim edhe me efektivet e rrugores kanë marrë masa ndaj drejtuesve të automjeteve të cilët nuk kanë zbatuar rregullat e qarkullimit rrugor.
Kontrollet janë zhvilluar ne rrugët kryesore te qytetit ndërsa gjate aksioneve është prangosur edhe nje person pasi gjate kontrollit te automjetit i është gjetur një sasi lëndë narkotike kanabis sativa. Këto aksione kanë qenë të shpeshta gjatë ditëve të fundit në rrugët e Shkodrës, kryesisht në kontrolleve drejt personave me precedentë kriminale, por edhe kundravajtësve të kodit rrugor






