Në një kohë kur shoferët paraqesin rrezikshmëri të lartë në rrugë, policia u ka bërë apel që të bëjnë kujdes dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

“Mos shpejtoni se kudo ka radarë, kamera, polic rrugor me makina e me makina civile që monitorojnë qarkullimin e automjeteve”, thotë policia.

Ndërsa policia vijon çdo ditë kontrollet në terren për të monitoruar drejtuesit e mjeteve, sipas tyre, qëllim nuk është vendosja e gjobave, por siguria e jetës në rrugë.

“Aspak qëllim gjoba, vetëm e vetëm siguria e jetës në rrugë. Respekto rregullat e qarkullimit, mos fluturo në rrugë, mos drejto mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, nëse do që të arrish i sigurt për jetën në destinacion dhe me patentë në xhep”, thotë më tej policia.