Një 38-vjeçare është proceduar penalisht nga policia e Tiranës pasi akuzohet se ka keqtrajtuar fëmijën e mitur. “A. Z, 38 vjeçe në rrugën “Kongresi i Manastirit”, në banesë, ka keqtrajtuar fëmijën e saj të mitur” njofton policia.

Gjithashtu nga policia e Tiranës janë arrestuar dy persona dhe janë proceduar edhe tre të tjerë në gjendje të lirë për disa vepra penale. “Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim I. H., 43 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Kavajë e ka dënuar me 6 muaj burg për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje” kryer në bashkëpunim.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin e shtetasit O. B., 22 vjeç, pasi në rrugën “Hoxha Tahsim” është kapur duke drejtuar motomjetin e tij, pa lejen përkatëse. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin Ll. P,  68 vjeç, me detyrë përgjegjës sektori të një kompanie pasi ka depozituar dhera dhe inerte në anë të rrugës me kamionin e kompanisë ku punon.

Artikulli paraprakSHKODËR, TAKIMI I DYTË I “FESTIVALIT LETRAR TË SHKODRËS”
Artikulli tjetërCOVID-19 NË KOSOVË, JA SA TË INFEKTUAR REZULTOJNË NË 24 ORËT E FUNDIT