AKSIONI U PËRQENDRUA NË QERRET TË PUKËS DHE PLAN TË KOMUNËS PULT. Policia e Shkodrës e një tjetër kontroll të operacionit antikanabis ka arritur që të asgjesojë 2430 rrënjë bimë narkotike.

Drejtoria e policisë së Qarkut Shkodër përmes një komunikate për shtyp bën të ditur se nga puna e Efektivëve të Komisariatit të Policisë, në vijim të operacioneve antikanabis, për evidentimin dhe asgjesimin e bimëve narkotike të mbjella, u ushtrua kontroll i imtësishëm territori në disa zona ku u gjetën dhe u asgjesuan bimë narkotike: në komunën Qerret, në Pukë ku janë gjetur dhe asgjesuar dy parcela me 1.800 rrënjë bimë narkotike të dyshuara si Canabis Sattiva. Në fshatin Plan, në komunën Pult, në Shkodër, janë gjetur dhe asgjesuar 3 parcela me 630 rrënjë bimë narkotike të dyshuara si Canabis Sattiva. Këto bimë u asgjesuan në vend me anë të djegies ku një pjesë e tyre u mor në cilësinë e provës materiale. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit gjyqësor Shkodër, për vepren penale ”Kultivim i bimëve narkotike”, parashikuar nga Neni 284 i Kodit Penal.

Artikulli paraprakKANDIDATI I PAVARUR VULLNET ELBASANI NË TRUSH
Artikulli tjetërAKM PËR CILËSINË E UJIT, VELIPOJA NË TOP LISTË