Policia e Vlorës ka ngritur disa pika postblloqesh për persona që mbajnë armë me vete si dhe të dyshuar për ngjarje kriminale.

Mësohet se deri tani janë shoqëruar 5 persona vetëm orët e fundit, të cilat janë ndjekur nga policia dhe po hetohet arsyeja e largimit të tyre.

Dyshohet se të shoqëruarit kanë pasur armë me vete, ndërsa nga uniformat blu po kontrollohet e gjithë zona ku dyshohet se kanë lëvizur.

Ndërkaq kontrollet e shumta të ditëve të fundit, kanë ulur shkallën e kriminalitetit në mënyrë të ndjeshme në qytet.

Artikulli paraprakAKSIDENTI TRAGJIK ME BIÇIKLETË I MORI JETËN 22 VJEÇARIT SHQIPTAR NË ANGLI, ÇFARË U ZBULUA…
Artikulli tjetërMETA PRITET ME CEREMONI ZYRTARE NGA PRESIDENTI I RAJONIT TË SIÇILISË