
Drejtoria e Përgjithshme Detare ka bllokuar mjetet e paregjistruara dhe të pacertifikuara që bëjnë transport pasagjerësh dhe automjetesh në liqenet e Komanit, Vaut Dejës dhe liqenit të Shkodrës.
Aksioni është ndërmarrë, pasi janë konstatuar se ka mjete ujore që bëjnë transport pasagjerësh dhe automjetesh të cilat janë artizanale dhe rrezikojnë jetën e njerëzve, pasi janë jashtë standardeve.
Në fakt ky aksion u paralajmërua me 10 maj në mbledhjen e komitetit rajonal të turizmit në Velipojë nga Kapiteni i Kapitenerisë së Portit të Shëngjinit Shkëlqim Çelamaj
Per kete arsye, po zhvillohet nje operacion ne bashkepunim me policine e qarkut Shkoder dhe hetimit tatimor per bllokimin e mjete pirate dhe artizanale te pa rregjistruara dhe te paçertifikuara dhe qe jane rrezik per turiste qe levizin ne keto liqene.
Drejtoria e Përgjithshme Detare bën me dije se operacioni po vazhdon me verifikimin dhe bllokimin dhe eshte ne proces.


