Policia e Shtetit bllokoi tri mjete të tjera lundruese në Shkodër, Durrës dhe Sarandë. Në këtë mënyrë efektivët kanë bllokuar dy skafë dhe një varkë plastike. Mësohet se këto mjete sipas policisë janë konstatuar duke lundruar në kundërshtim me ligjin dhe me rregullat e lundrimit, ndërkohë, drejtuesit e tyre u ndëshkuan me masa administrative 110 mijë dhe 10 mijë lekë të rinj. Policia e shtetit bën të ditur se varka plastike dhe njëri nga skafët u bllokuan sepse lundronin të papajisur me dokumentet e nevojshme. Skafi tjetër u bllokua pasi dyshohet se ishte i vjedhur në Australi dhe është proceduar penalisht drejtuesi i tij. Sipas efektivëve vijojnë kontrollet në zbatim të detyrave të caktuara në planin e masave për garantimin e mbarëvajtjes së sezonit turistik si dhe me vigjilencë të shtuar dhe për prani të pandërprerë në qytetet dhe në vijën bregdetare, me qëllim sigurimin e rendit dhe zbatimit të ligjit për qytetarët dhe pushuesit, si dhe për parandalimin e krimeve që kryhen përmes detit. Nga këto kontrolle, janë bllokuar 3 mjetet lundruese që janë konstatuar duke lundruar në kundërshtim me ligjin dhe me rregullat e lundrimit. Në liqenin e Shkodrës, u bllokua një mjet lundrimi skaf, pasi drejtuesi i tij nuk kishte në bord, dokumentet e nevojshme për daljen në det. Për këtë shkelje, drejtuesi i këtij mjeti lundrues, u ndëshkua me masë administrative 10 mijë lekë të rinj. Në vendin e quajtur “Hunda e Marinës”, Sarandë, u bllokua një mjet lundrimi varkë plastike, sepse drejtuesi i saj nuk kishte certifikatën për ushtrimin e veprimtarisë si operator ekonomik në fushën e turizmit, si dhe sepse nuk kishte në bord, dokumentet e nevojshme për daljen në det. Për këto shkelje, drejtuesi i këtij mjeti, u ndëshkua me 2 masa administrative, me vlerë totale 110 mijë lekë të rinj. Në portin e Durrësit, si rezultat i veprimeve verifikuese të kryera në bashkëpunim me homologët gjermanë, u bllokua mjeti lundrues skaf, me drejtues shtetasin me inicialet F. L., 41 vjeç, banues në Shijak, pasi dyshohet se ky mjet lundrues është vjedhur në Australi. Për 41-vjeçarin u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”. Në drejtimin e Prokurorisë së Durrësit, vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti. Policia e Shtetit thotë se vijojnë kontrollet dhe verifikimet në të gjithë vijen bregdetare të vendit, për të garantuar zbatimin e ligjit nga të gjithë pronarët apo poseduesit e mjeteve lundruese për argëtim, peshkim apo turizëm.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakI ARRESTUARI NË SHËNGJIN I DYSHUAR PËR DROGË
Artikulli tjetërRRETH EUROPËS E DERI NË SHQIPËRI ME GOMAR