Një 34 vjeçar është dhunuar në ambientet e Komisariatit të Korçës.

Mariglen Muka nga fshati Kamenice u shoqërua si i dyshuar për disa vjedhje. Ai ka deklaruar se ishte paraqitur në komisariat pasi ishte lajmëruar nëpërmjet telefonit nga inspektori i zonës.

Ai thotë , se pasi është pyetur për disa vjedhje në fshat, të cilat nuk i ka pranuar, është dhunuar nga policia.

Mariglen Muka: U paraqita ne komisariatin e Korçës,rreth orës 9 të mëngjesit, sepse me telefonoi inspektori i zonës. Mendova se me kërkonin për dokumentet e makinës.

Me shoqëruan ne një prej zyrave te Komisariatit ku me morën ne pyetje për disa vjedhje ne fshat dhe kërcënimin nëpërmjet telefonit.

Kur mohova akuzat, polici qe me mori ne pyetje, me fyeu dhe me pas me goditi me grushte dhe shkelma ne koke dhe pjesën e barkut. Nga goditjet, humba ndjenjat. Pasi u permenda,me cuan ne një tjetër zyrë dhe erdhi një mjek me bëri një qetësues, sepse kisha shqetësime.

Më lanë të lirë rreth orës 15 dhe familjaret më sollën ne spital. Po bej analizat dhe kontrollet mjekësore. Do bej denoncim për policin qe me dhunoi. Kur u dhunova, prezent ishte edhe inspektori i zonës, por ai nuk më goditi. SHCBA ka filluar verifikimet per policin qe dhunoi 34 vjeçarin dhe inspektorin e zonës.

Burime konfidenciale nga policia e Korçës, thonë se dy efektivët kanë mohuar të kenë ushtruar dhune mbi 34 vjeçarin, edhe pse në fytyrën e tij, pasojat e dhunës janë të dukshme.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakAEROPORTET ITALIANE NË GREVË, ANULOHEN EDHE FLUTURIMET DREJT RINASIT
Artikulli tjetërSHKATËRROHET BANDA SHQIPTARE, SHISTE ‘FRUTA-PERIME’ ME KOKAINË