Nis sot patrullimi i përbashkët i Policisë së Kosovës dhe i Policisë së Shqipërisë për sezonin veror.

Policia e Kosovës njoftoi se turni i parë i zyrtarëve të Policisë do të niset sot për në Shqipëri: “Turni i parë i zyrtarëve policor të Policisë së Kosovës, gjegjësisht të Njësive Rajonale të Komunikacionit Rrugor (NJRKRR) dhe Njësisë për Kontroll të Autostradave (NJKA), do të udhëtojnë për në Republikën e Shqipërisë me datë 1.07.2019.

Takimi informativ me zyrtarë policor do të mbahet në ora 09:30, në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë. Po ashtu një konferencë për media do të mbahet në ora 10:00, në Pikën e Kalimit Kufitar Vërmicë.

Pastaj, së bashku me autoritetet e Policisë së Shtetit Shqiptar zyrtarët policor do të vazhdojnë për në Republikën e Shqipërisë, për detyrën konkrete sipas memorandumit për bashkëpunim”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

Patrullimi i përbashkët vjen pas nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit të nënshkruar nga dy krerët e Policive, ai i Kosovës Rashit Qalaj dhe ai i Shqipërisë Ardi Veliu.

Artikulli paraprakMBYTET NE DET TURISTI NGA GJERMANIA
Artikulli tjetërNJË DITË PAS ZGJEDHJEVE ADEMI TREGON SE ÇFARË DO NDODHE