Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është kërkuar nga Policia e Kosovës në banesën e tij në orët e para të mëngjesit. Kurti duhej që të paraqitej para gjykatës për rastin e hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, njofton Klan Kosova.

Pas kontrollit në banesë edhe në zyrat e Vetëvendosjes në Kuvendin e Kosovës, Kurti nuk është gjetur nga policia. Bashkë me para gjykatës janë ftuar edhe tre deputetë tjerë të kësaj lëvizjeje, Albulena Haxhiu, Faton Topalli dhe Donika Kadaj-Bujupi.

Seanca e fundit lidhur me këtë rast ishte më 10 tetor, por u shty për shkak se në seancë nuk ishin të pranishëm Albin Kurti dhe Donika Kadaj-Bujupit.

Artikulli paraprakRAPORTI ME RAMËN, META: PARTIA IME ËSHTË KUSHTETUTA
Artikulli tjetërXHAÇKA: USHTARË SHQIPTARË PRANË FA AFGANE