Policia e Shkodrës ka identifikuar dhe arrestuar autorët të cilët dyshohet se qëlluan mbrëmë ndaj automjetit të Edison Tiranës dhe më pas e goditën me sende të forta.

Policia e Shkodrës ka arrestuar Gjovalin Gjekaj dhe Pëllumb Gjekaj , banues në Malësinë e Madhe ndërsa është shpallur në kërkim dhe nipi i tyre.

Këto shtetas dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri drejt automjetit të Edison Tiranës dhe pasi ka ndaluar, e kanë rrahur atë duke i shkaktuar plagë në trup dhe në kokë .

I gjithë konflikti dyshohet se ka ndodhur për shkaqe banale.

Vëllezërit Gjekaj kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të 42 vjeçarit Tirana i cili ka humbur kontrollin dhe është përplasur në pikën e karburanit. Me pas ai ka tentuar të largohet por është kapur nga vëllezërit Gjekaj që më pas dyshohet se e kanë goditur me sende të forta .

42 vjeçari Edison Tirana ka marrë ndihmën e parë në spitalin rajonal të Shkodrës dhe është larguar për në banesën e tij .
Policia po vijon hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje .

Artikulli paraprakKONFLIKT ME ARMË DHE SENDE TË FORTA, PLAGOSET 42 VJEÇARI
Artikulli tjetërARESTOHEN 2 VËLLEZËR DHE SHPALLET NË KËRKIM NJË 34 VJEÇAR PËR KONFLIKTIN E NDODHUR MBRËMË NË MALËSI TË MADHE