
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga policia kufitare e Muriqanit në Shkodër, pasi akuzohet për disa vepra të rënda penale. Lajmin e bëri të ditur në një dalje për mediat, drejtori i Rendit Publik, Albert Dervishaj.
Dervishaj: Nga Shërbimet e policisë kufitare Muriqan Shkodër është bërë arrestimi, me qëllim ekstradimi i shtetasit Arben Elezaj 45 vjeç, banues në Kodër-Kamëz, Tiranë.
Ai rezulton i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi gjykata e Catanzaros në Itali ka lëshuar urdhër-arrestin ndërkombëtar dhe ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni”, “Krime ndaj të miturve” dhe “Pjesëmarrje në organizatë kriminale”.
/ Star Plus TV /






