Një gjest humanizmi dhe solidariteti nga efektivët e Policisë së Shkodrës. Punonjës të Drejtorisë Vendore të Policisë dhe komisariateve në varësi iu bashkuan nismës “Dhuro gjak, shpëto jetë!”, të organizuar nga Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut.

Efektivët dhuruan gjak në mbështetje të personave që jetojnë me talasemi, duke kontribuar drejtpërdrejt në sigurimin e rezervave të nevojshme për pacientët që kanë nevojë të vazhdueshme për transfuzione.

Për Policinë e Shtetit, përkushtimi ndaj komunitetit nuk lidhet vetëm me garantimin e rendit dhe sigurisë publike. Ai shprehet edhe përmes kontributit në nisma humanitare dhe sociale. Me këtë akt, Policia e Shkodrës përcjell një mesazh të qartë për rëndësinë e dhurimit vullnetar të gjakut, ndërsa inkurajon edhe qytetarët të bëhen pjesë e nismave që mund të shpëtojnë jetë.

“Dhuro gjak, shpëto jetë” – një akt i vogël për secilin, por me një vlerë të madhe për ata që kanë nevojë.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakTURISTËT HOLANDEZË: “SHQIPËRIA NA SURPRIZOI ME MIKPRITJEN”
Artikulli tjetërSOFIA MOREIRA DE SOUSA MERR DREJTIMIN E DELEGACIONIT TË BE-SË NË TIRANË, KUSH ËSHTË AMBASADORJA E RE QË ZËVENDËSON SILVIO GONZATON