Policia e Shkodrës ka goditur një rast të veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të narkotikëve, duke arrestuar kështu një 57 vjeçar, banues në fshatin Kçar i Poshtëm, Malësi e Madhe. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në vendin e quajtur “Ziça”, në fshatin Kçar i Poshtëm, Malësi e Madhe, pasi kishte kultivuar bimë narkotike cannabis sativa.

Gjithashtu nga strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, i një 21 vjeçari, banues në Koplik, pasi ky shtetas gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës një të mitur.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

NJOFTIMI I POLICIË

Vijon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Vihet në pranga një 57-vjeçar, për kultivim të bimëve narkotike.

Gjithashtu, bie në pranga edhe një 21-vjeçar, për plagosje të rëndë me dashje.

Në vijim të kontrollit të territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, nga strukturat e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, është arrestuar në flagrancë shtetasi P. M., 57 vjeç, banues në fshatin Kçar i Poshtëm, Malësi e Madhe, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në vendin e quajtur “Ziça”, në fshatin Kçar I Poshtëm, Malësi e Madhe, kishte kultivuar bimë narkotike cannabis sativa.

Gjithashtu. nga strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, i shtetasit Ç. S. 21 vjeç, banues në Koplik, Malësi e Madhe, pasi ky shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës, shetasin D. K., 17 vjeç, banues në Koplik, Malësi e Madhe.

Metrialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakNGA MARRJA E KREDISË NGA BERZH TE NDRYSHIMI I MARRËVESHJES SË STABILIZIM-ASOCIIMIT, PRESIDENTI ILIR META DEKRETON 3 LIGJE
Artikulli tjetër“UEFA CONFERENCE LEAGUE” DHE ELEMINATORET E “KATAR 2022”, FSHF KËRKESË ZYRTARE MINISTRISË SË SHËNDETËSISË: HAPNI STADIUMET ME KAPACITET TË PLOTË PËR TË VAKSINUARIT