ASGJËSOHET SERISH 6160 RRËNJË, NË KOMUNËN SHLLAK DHE SHKREL.
Pas agjesimit te me shume se 6 mije rrenjeve kanabis sativa te nje dite me pare, policía e shkodres ka mundur qe te sekuesstroje dhe te asgjesoje nje tejter shifer te tille kesaj radhe ne zona te tjera te qarkut te Shkodres.

Sic behet me dije nga ana e policise se shkodres, pohohet se pas informacioneve të marra në rrugë operative, sherbimet  e policisë, kanë identifikuar dhe asgjësuar 30 parcela, në të cilat ishin kultivuar gjithsejt   6160 rrënjë bimë narkotike të llojit Canabis Sativa, në vendet  e quajtura :

•     Fshati Benë, Komuna Shllak Shkodër, janë identifikuar dhe asgjësuar 15 parcela (tokë publike), në të cilat ishin kultivuar, gjithsejt   4010 rrënjë bimë narkotike të llojit Canabis Sativa.
•     Bjeshkët e “Draganit”, Fshati Xhaj, Komuna Shkrel Shkodër, janë identifikuar dhe asgjësuar 15 parcela (tokë publike), në të cilat ishin kultivuar, gjithsejt   2150 rrënjë bimë narkotike të llojit Canabis Sativa.
Qe nga nisja e operacioneve kunder kanabis satives, blute e shkodres kane kaluar shifren e 100 mije rrenjeve kanabis te sekuestruara dhe te asgjesuara ne parcelat e mbjella me kanabis ne territorin e qarkut te Shkodres

[iframe width=”300″ height=”360″ src=”//www.youtube.com/embed/sbB_TXUVHK4?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]