Ishte i shpallur në kërkim për “Vjedhje me armë”, i dënuar nga Gjykata me 3 vjet e 10 muaj burg, qarkullonte me automjet pa leje drejtimi, nuk i bindet urdhërit të policisë për të ndalur duke u larguar me shpejtësi por arrestohet pak minuta me vonë nga Policia e Shkodrës.

Nga shërbimet e Policisë Rrugore në D.V.P-Shkodër, në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që drejtojnë automjetet nën ndikimin e alkoolit dhe pa dokumentacionin përkatës, në vendin e quajtur “Kisha e Zojës” Shkodër kanë ngritur një pikë kontrolli për këtë qëllim. Në këtë kuadër, u bë i mundur ndalimi i shtetasit * Eduard Frroku, 40 vjeç, banues në Lezhë Gjatë shenjës për ndalim, ky shtetas nuk ju bind punonjësve të policisë duke u larguar, por menjëherë shërbimet e policisë u vunë në ndjekje dhe bënë të mundur ndalimin e tij dhe gjatë kryerjes së veprimeve konstatuan se ishte shtetas i shpallur në kërkim për vjedhje me armë, gjithashtu drejtonte dhe automjetin pa leje drejtimi. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë e ka shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhje me armë” dhe Gjykata Lezhë e ka dënuar me 3 vjet e 10 muaj heqje lirie Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar nga neni 290/1 i Kodit Penal.

Artikulli paraprakTENTON TË KALOJË AUTOSTRADËN PËRPLASET PËR VDEKJE KËMBËSORI
Artikulli tjetërGRUEVSKI:DUA 63 DEPUTETË,OSE KRYEMINISTRI DO TË JETË SHQIPTAR