Policia e qarkullimit rrugor në Shkodër ka marrrë masa për të garantuar sigurinë, vecanërisht në segmentet e rrezikshme që janë burim aksidentesh. Valmir Nikolli Shefi i policisë rrugore thotë se vitin që lamë pas problem ka qënë shpejtësia e madhe dhe manovrat e rrezikshme në rrugë, të cilat janë bërë shkak i aksidenteve me pasoja.

Ajo që vlen të theksohet thotë Nikolli është fakti se ka një rënie të numrit të shoferëve që drejtojnë mjetet nën efektin e alkoolit

Sipas Nikollit për vitin 2020 policia rrugore e shkodrës ka një sërë objektivash ku si objektiv kryesor mbetet edukimi dhe sensibilizimi i shoferëve për për respektimin e rregullave në fushën e qarkullimit rrugor.

Me qëllim disiplinimin e qarkullimit rrugor, janë përforcuar shërbimet në kryqëzime, drejtimet dhe hyrje – daljet kryesore të lëvizjes në qytetin e Shkodrës u shpreh Nikolli