
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. T., 71 vjeç, banues në Laç, pasi në aksin rrugor “Lezhë-Milot”, duke drejtuar motomjetin, në efektin e alkoolit, ka humbur kontrollin dhe për pasojë motomjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti është dëmtuar lehtë shtetasi A. T.
Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, për 3 shtetas të mitur:
-një 16-vjeçar, pasi duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi, ka humbur kontrollin dhe ka përplasur një automjet tjetër, me pasojë dëme materiale;
-një 17-vjeçar, pasi është konstatuar duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi;
-një 14-vjeçar, pasi është konstatuar duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.