Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda mirëpriti në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, përfaqësuesit e kompanisë, Kateryna Kruk, Drejtuese Rajonale e Politikave Publike për Europën Qëndrore dhe Lindore, dhe Birger Uitt, Menaxher i Besimit dhe Sigurisë për Europën Qëndrore dhe Lindore. Gjithashtu, në takim morën pjesë Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale Drejtues i Lartë Neritan Nallbati dhe Drejtoresha e Hetimit të Krimeve Kibernetike Drejtues i Parë Ervina Gjana. Diskutimi gjatë takimit tejet i hapur dhe kostruktiv, me objektiv parësor forcimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë kibernetike dhe mbrojtjen e hapësirës digjitale.

Takimi u përqendrua në adresimin e problematikave të hasura në platformat sociale të administruara nga kompania “Meta INC.”, si dhe në nevojën për krijimin e mekanizmave të përbashkët për rritjen e efikasitetit të hetimit dhe menaxhimit të rreziqeve online. Përfaqësuesit e Policisë së Shtetit falënderuan kompaninë “Meta INC.” për bashkëpunimin e deritanishëm, veçanërisht për rastet emergjente që lidhen me mbrojtjen e të miturve, dhe shprehën gatishmërinë për intensifikimin e mëtejshëm të këtij partneriteti.

Ky takim konfirmon përkushtimin e përbashkët për ndërtimin e një hapësire digjitale më të sigurtë për qytetarët dhe një proces hetimor më efektiv në përballje me sfidat kibernetike të kohës.

Artikulli paraprakSHTYHET SËRISH SEANCA PARAPRAKE PËR ÇËSHTJEN “PARTIZANI”, ZBULOHET DATA E VENDOSUR NË GJKKO
Artikulli tjetërRAMA PËR TURIZMIN MALOR: SHQIPËRIA DO JETË AUSTRIA DHE ZVICRA E BALLKANIT