Policia e Shtetit bën me dije për shoferët, se të hënën e 17 janarit, aksi rrugor Milot-Vorë-Milot dhe rrugët hyrëse e dalëse në këtë aks, do të jenë të bllokuar nga ora 07:00 deri në 14:00. Sipas policisë, rruga do të bllokohet për të bërë të mundur lëvizjen e kamionëve.

Njëkohësisht, policia sqaron se shoferet duhet të ndjekin rrugët dytësore për të përshkruar këtë aks. Gjithashtu, lëvizja e mjeteve do të ndalohet në itinerarin mbikalimi i Laçit-Laç, nga ora 08:30 deri në orën 12:30. Si dhe prej orës 08:30 të datës 17.01.2022 deri në orën 10:00 të po kësaj date, do të ketë ndalim qarkullimi për automjetet, në segmentin rrugor Rinas-Vorë-Rinas.

Kufizime të lëvizjes do të ketë dhe për bizneset që ushtrojnë aktivitetin në aksin rrugor Vorë-Milot-Vorë, si dhe bllokime të lëvizjes së automjeteve në disa segmente rrugore në Tiranë, në orare të ndryshme të datës 17.01.2022.