Policia e Tiranës i referon prokurorisë materialet për kreun e PD-së Lulzim Basha duke e akuzuar për thirrjeve publike të dhunshme në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Policia informon:“Në datë 24 shkurt 2017, rreth orës 12:00, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në çadrën e ngritur, z.Basha, në fjalën e transmetuar drejtpërdrejt në media, ka bërë thirrje nxitëse ndaj qytetarëve të reagojnë dhunshëm ndaj institucioneve shtetërore” “Doni luftë, luftë do të ketë. Shpojuani gomat e makinës, thyejuani xhamat… … ora t’i marrim zvarrë në këtë shesh…”, citohet Basha. Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Thirrje publike për veprime të dhunshme”, parashikuar nga neni 223 i Kodit Penal, i cili parashikon “Thirrjet e bëra publikisht për të kryer vepra të dhunshme kundër rendit kushtetues, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet”.

Artikulli paraprakVOLTANA ADEMI-RAMËS : “HOQE KRENARINË E KULTURËS SHQIPTARE DHE MBAN NË PUNË KRIMINELË”
Artikulli tjetërKUÇI: BIZNESET TË EVADOJNË MBETJET SIPAS ORAREVE