Kamëz, policia gjen një fëmijë të humbur 9-vjeç, apel prindërve

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.3 në Kodër Kamëz kanë gjetur një fëmijë të moshës 9-10 vjeç. Fëmija gjatë intervistimit paraprak është shprehur se quhet Orjon Murati dhe nuk jep të dhëna mbi adresën e banimit apo gjeneralitete të prindërve. Fëmija mban veshur bluzë blu me mëngë të shkurta me tuta blu. Mënga e bluzës në anësore ka mbishkrimin “Adidas”. Djali gëzon shëndet të mirë dhe është akomoduar në një qendër. Policia i bën apel familjarëve, të afërmve që të telefonojnë në numrin e emergjencave 112 ose 069 41 10202 te sallës operative Tiranë.

Artikulli paraprakPOLICIA ITALIANE ARRESTON NJE SHQIPTAR NE XHENOVA,SEKUESTROHN 40 KG MARIJUANE
Artikulli tjetërSEKUESTROHEN 180 KG DROGË, NË PRANGA 28-VJEÇARI