BLUTË E SHKODRËS PO HETOJNË PËR PËRFSHIRJEN E PERSONAVE TË TJERË. Policia e shtetit po vijon hetimet ne lidhje me zbardhjen e plote te ngjarjes se vrasjes së dy turistëve çek. Gjatë ditës së hënë blutë e Shkodrës, kanë bërë të mundur gjetjen e rrobave të gjakosura të autorit të kësaj ngjarje të rëndë shtetasit Sokol Mjaçaj.

Rrobat e Mjaçaj jane gjetur ne afersi te vendit ku i riu ekzekutoi dy turistet çek. ai i ka hedhur rrobat prane disa shkurreve. Policia ka marre rrobat te cilat do te ekzaminohen plotesisht ne laboratonin e policise se shtetit. Policia tashme eshte ne ndjekje te autoreve te cilat kane ndihmuar Mjacaj qe te largohet nga vendi i ngjarjes dhe te fshihet. Burime pranë grupit hetimor të policisë së Shkodrës, bëjnë me dije se ne lidhje me gjetjen e vendit ku shtetasi sokol Mjacaj ka lene rrobat, nje fakt I tille eshte pohuar edhe gjate marrjes ne pyetje te autorit te dyshuar të kësaj ngjarje që tronditi mbare opinionin public ne vend.