Policia greke ka sekuestruar 312 kilogramë marjuanë në kufirin me Shqipërinë.

Operacioni është zhvilluar në zonën pyjore të Antartiko në Follorinë. Mësohet se agjentët grekë në atë zonë kanë zbuluar 3 persona që po kalonin kufirin me 4 mushka të ngarkuara me marjuanë. Pas një ndjekje të gjatë, policia arriti të arrestonte vetëm një shqiptar 21-vjeçar.