Policia britanike vazhdon kërkimet për bashkëpunëtorë të mundshëm të sulmuesit vetëvrasës në Mançester.

“Po hetojmë një rrjet të gjerë terrorist në Britani”, thanë autoritetet. Nëntë njerëz u arrestuan deri më tash, ndërsa një prej tyre u lirua sot. Sulmi, të hënën mbrëma, në një sallë koncertesh në Mançester, la 22 persona të vrarë dhe 59 të plagosur. Policia e identifikoi sulmuesin si Salman Abedi, me prejardhje nga Libia. Autoritetet rritën nivelin e kërcënimit terrorist në pikën “kritike”, që do të thotë se sulme të tjera mund të ndodhin shpejt.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakTË DHËNA NGA SULMI NË MANÇESTER RRJEDHIN NË MEDIAT AMERIKANE
Artikulli tjetërGRUEVSKI: NUK TËRHIQEM NGA POZITA E KRYETARIT TË PARTISË