Karabinierët në Ragusa kanë arrestuar një të ri shqiptar, pasi i është gjetur 1.6 gramë marijuanë gjatë kontrollit të ushtruar në kuadrin e operacionit anti-drogë.

21-vjeçari me iniciale S. V., ishte nervoz gjatë kontrollit të të rinjve në rrugë, duke tërhequr vëmendjen e karabinierëve. Nga qëndrimi nervoz dyshohet se ka qenë në pritje të blerësit të sasisë së drogës, ndërkohë që me vete kishte edhe 45 euro.

Pasi i gjetën drogë, karabinierët i kontrolluan edhe shtëpinë, ku gjetën 305 gramë të tjera marijuanë, të fshehura në frigorifer, si dhe 3500 euro të ardhura nga shitja e drogës, si dhe materialet e nevojshme për konfeksionimin e saj.

Artikulli paraprakKAPEN DY HAJDUTË, VIDHNIN NE BANESA
Artikulli tjetërSHQIPTARI GODET ME THIKË GRUAN DHE ARRATISET, POLICIA MERR NË MBROJTJE KOPSHTIN E FËMIJËVE TË TIJ