Policia i kap me 35 kg kanabis ,arrestohen tre persona

 

Ishin duke kërkuar treg për të shitur një sasi kanabisi, por kanë rënë në pranga e policisë. Bëhet fjalë për operacionin e koduar “Pritja” të zhvilluar në Lezhë. Burime nga policia thanë se në pranga janë vendosur tre persona. Të arrestuarit janë: Nikoll Prenga, 33 vjeç, banues në Lezhë Marjan Ndoj, 22 vjeç, banues në Lezhë Ndue Përduka, 24 vjeç, banues në Mirditë Këta 3 persona në bashkëpunim me njëri tjetrin, janë konstatuar në fshatin Fan në Mirditë, me 3 pako të mbushura me lëndë të dyshuar narkotike kanabis sativa, në peshë totale 35 kilogramë, të paketuara gati për shitje. Pas arrestimet dosja i ka kaluar Prokurorisë së Lezhës për akuzën e “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.

Artikulli paraprakI VIHEN KALLËPE TRITOLI PALLATIT 20-KATËSH TEK ‘SHKËMBI I KAVAJËS’
Artikulli tjetërKQZ NUK NDËRPRET MANDATIN E PRENGËS