Itali, përgjimet e bandës shqiptare të drogës: Bëhu si bleta, sillni sheqerin! Banda, emrat e shqiptarëve të arrestuar.

Policia italiane e qytetit të Modikës ka zhvilluar në orët e para të mëngjesit të së enjtes një operacion antidrogë, i cili ka çuar në shkatërrimin e një bande trafikantësh përbërë nga shtetas shqiptarë, italianë e tunizianë. Gjatë operacionit u arrestuan 17 persona, mes tyre 4 shqiptarë. Banda e drogës është zbuluar nëpërmjet përgjimeve. Policia italiane ka arritur të kapë disa prej kodeve që përdornin trafikantët. Ata i referoheshin drogës me emra si sheqeri, CD apo çelësa makine. Nga përgjimet e policisë italiane trafikantët gjatë bisedave të tyre shpreheshin “Erdhi sheqeri”, por edhe shprehje “Nuk e di vetëm unë, çelësat janë atje, por e rëndësishme është që ke çelësin, se ata kanë edhe goma të mira”. Gjithashtu trafikantët nxiteshin që të merrnin sa më shumë drogë “Bëhu si bleta, mblidhni sa më shumë”. Kodet që përdoreshin u këshillohej trafikantëve se si të punonin “Bëj një gje, mere me të mira dhe thuaji që do të vijnë rrobat, që edhe ti provojnë”. Një ndër drejtueset e këtij grupi trafikantësh ishte edhe një grua shqiptare. Mësohet se Erisa Gjonaj, gruja e Juljan Hoxhes, gjithashtu i arrestuar bën fshehjen e drogës. Dy shqiptarët e tjerë të arrestuar janë Alger Selmani dhe Xhediljan Selmani. Sipas hetimeve të arrestuarit kontrollonin trafikimin e drogës në tërë territorin e provincës së Raguzës. Droga sipas mediave italiane mendohet se vinte nga Shqipëria. Gjatë operacionit u përfshinë 150 forca, 70 makina,1 helikopter,12 anëtare të policisë shkencore dhe 14 pjesëtar të repartit kriminal.

Artikulli paraprakSTUDENTET QELLOJNE ME SALCE MINISTREN LINDITA NIKOLLA,I PRANISHEM DHE KRYEMINISTRI RAMA
Artikulli tjetërKUVENDI ZGJEDH ANETARET E KOMISIONIT PER HAPJEN E DOSJEVE