Policia italiane zbulon 1 ton marijuanë në Catania .Vinte nga Shqipëria .

Policia italiane sekuestroi rreth një ton marijuanë që vinte nga Shqipëria. Operacioni i realizuar ne Katanja vuri ne pranga 6 persona. Droga kishte mbërritur në 25 nëntor nga Shqipëria në Sicili. Rreth një ton marijuanë është zbuluar nga policia italiane në Katania brenda një rezidence, pronari i të cilës, një shtetas italian është vënë në pranga. Droga e cila mendohet se në treg do të jepte një fitim prej më shumë se 3 milion eurosh vinte nga Shqipëria. Policia italiane ka bërë të ditur për mediat se kjo është sasia më e madhe e drogës që është sekuestruar brenda vitit 2016. Përvec pronarit të apartamentit ku ishte fshehur droga u arrestuan dhe pesë persona të tjerë, që sipas autoriteteve italiane janë emra të njohur të trafikut të drogës në vend. Ata kryesisht merren me transportimin e drogës nga Ballkani, dhe më pas ua shisnin trafikantëve të vegjël në Itali. Hetuesi italian Marcelo Kardona u shpreh për mediat se ky ishte një operacion shumë i rëndësishëm pasi nuk bëhet fjalë për organizata të vogla italiane por për persona që punojnë me të tjerë trafikantë jashtë kufijve. Droga ka mbërritur në 25 nëntor nga Shqipëria në Sicili, ku në vend të trafikantëve të cilëve do u dorëzohej droga ishina gjentët e policisë që kanë ndjekur çdo veprim. Sipas mediave italiane të gjithë të arrestuarit janë shtetas italianë. Autoritetet italiane këmbëngulin se operacioni i fundit tregon dhe njëherë më shumë lidhjen e ngushtë mes Katanias dhe Shqipërisë për trafikun e drogës. Në vitin 2013 në Skordia u sekuestruan 900 kilogrmaë marijuanë dhe u arrestuan dy shtetas shqiptarë. Një vit më pas u sekuestruan 1500 kilogramë marijuanë në një anije. Ndërsa në 2015-ën janë tre sekuestrimet e bujshme: në muajin shkurt në Spartivento, më pas 1 ton marijuanë në një peshkarexhë në portin e Ripostos dhe në shtator në kuadër të operacionit Odisea i guardia di Finanza u arrestuan 15 persona dhe u sekuestrua një sasi droge për një vlerë 70 milion eurosh.