Policia e Shkodres ka dhene detaje dhe informcionin zyrtar per aksidentin e ndodhur pasditen e se dieles ne Velipoje te Shkodres.

 

Më datë 18.02.2018, rreth ores 18:00, ne aksin rrugor Shkodër –Velipojë ka ndodhur një aksident, me pasoja. Shërbimet e policisë kanë shkuar në vendngjarje ku kanë konstatuar se ishin përplasur mjeti tip Alfa Romeo me targa AA474NJ me drejtues shtetasin E. P 40 vjeç, me mjetin Fuoristradë me targa AA 292 OL me drejtues shtetasin S.M. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën drejtuesi i mjetit Alfa Romeo shtetasi E.P, djali i tij 9 muajsh R.P dhe vajza A. P. 5 vjeçe. Po në mjetin Alfa Romeo udhëtonin edhe pjestarët e tjerë të familjes bashkëshortja shtetësja E. P. 36 vjeçe, dhe vajza N. P. 10 vjeçe, të cilat janë dërguar në urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër.

Në mjetin Foristradë me targa AA292OL, me drejtues shtetasin S. M, udhëtonte dhe shtetasi N. Gj, të cilet kanë marrë plagë të rënda dhe janë dërguar në urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër. Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të aksidentit

Artikulli paraprakTENTON TI IKË POLICISË I DEL MAKINA NGA RRUGA, SHQIPTARI KAPET ME 161 KG DROGË
Artikulli tjetërGJENDET I MBYTUR NJË PERSON NË SELENICË