Policia Rrugore ka ndëshkuar me gjoba drejtuesit e mjeteve që abuzojnë me detyrën. Gjatë 48 orëve të fundit, janë arrestuar në flagrancë 16 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 7 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 9 për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Ndërkohë, janë pezulluar 89 leje drejtimi, nga të cilat 60 për shpejtësi mbi normat e lejuara, 27 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 2 për qarkullim në sens të kundërt.

Po ashtu janë ndëshkuar me masë administrative, në të gjithë vendin, 2378 drejtues mjetesh, për shkelje që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.
NJOFTIMI I POLICISË
Kontrolle intensive nga Policia Rrugore në të gjitha rrugët e vendit, duke përdorur radarë📸📟📹, dronë, mjete të paloguara, kamera, aparate fotografike e alkooltestues, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.
Gjatë 48 orëve të fundit, janë arrestuar në flagrancë 16 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 7 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 9 për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

👉Janë pezulluar 89 leje drejtimi, nga të cilat 60 për shpejtësi mbi normat e lejuara, 27 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 2 për qarkullim në sens të kundërt.

👉Janë ndëshkuar me masë administrative, në të gjithë vendin, 2378 drejtues mjetesh, për shkelje që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.
Efektivët e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, gjatë kontrolleve parandaluese, në rrugën “Jordan Misja”, kanë goditur një rast të mitëdhënies. Drejtuesi i mjetit, shtetasi M. L., pasi është konstatuar duke drejtuar mjetin nën efektin e alkoolit, u ka ofruar punonjësve të Policisë, një kartëmonedhë të prerjes 20 euro, me qëllim shmangien e ndëshkimit.
Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të mos nxitojnë për të arritur në destinacion duke kryer parakalime të gabuara e manovra të rrezikshme në rrugë, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të vendosin rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse pasi në të gjitha rrugët e vendit ka radarë dhe prezencë të Policisë Rrugore, të pajisur edhe me dronë, dragera, kamera e aparate fotografike.
Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të Kodit Rrugor, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të shpejtë e profesional.
#MosUbejStatistikë📉
#RregullKujdesDurimDestinacion
#NeJemiAtyPërSigurinëTuaj🚔