Policia kap katër të rinj në Rrugën e Kombit me 47 kg kanabis

Një sasi prej 47 kg kanabisi është sekuestruar gjatë një operacioni antidrogë në Gjegjan të Pukës. Policia ka arrestuar katër persona, të dyshuar si posedues të lëndës narkotike. Arrestimi i tyre u bë në Rrugën e Kombit në vendin e quajtur Nënkalimi i Repsit. Katër të arrestuarit ishin me 2 automjete, ku me njërin ruanin rrugën, kurse në automjetin tjetër ndodhej sasia e lëndës narkotike e paketuar gati për shitje. Në pranga ranë: – Gjergj Doda 29 vjeç banues në Gjegjan – Pukë – Gjergj Prenga 21 vjeç, banues në Kurbin – Ndrecë Kola 27 vjeç, banues në Gjegjan – Pukë – Elton Kola 34 vjeç, banues në Gjegjan – Pukë Materialet proceduriale në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për vepren penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim.

Artikulli paraprakVAJZA TENTON TË VRASË VETEN NË VENDIN E PUNËS
Artikulli tjetërISH-SHOFERI I KONSULLATËS KOSOVARE I AKUZUAR PËR TRAFIK ARMËSH