Kapet një sasi prej 19300 (nëntëmbëdhjetë mijë e treqind) copë llampa elektrike kondraband.

Arrestohen në flagrance 2 (dy) shtetas. Specialistët e Sektorit të Shërbimeve Operacionale & Hetimit në Drejtorin Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Shkodër, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
• Ardit Kalldrica, 25 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Oblike, Shkodër.
• Melazim Vishi, 29 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Gorice Muriqan, njësia administrative Oblike, Shkodër.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi: Në bazë të informacioneve të marra në rruge operative se në zonën e quajtur Gorrice, Muriqan kryhet kondrabandë me mallra nga Mali i Zi, Shërbimet e Policise Kufitare bënë kapjen e këtyre shtetasve me nje mjet tip Furgon me targe AA 609 JH.
Në furgon u gjend një sasi prej 19300 (nentembedhjete mije e treqind)cope llampa elektrike të cilat i kishin futur kondrabandë nga Mali i Zi.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, për veprën penale “Kondrabanda me mallra që paguhet akcizë” vepër penale kjo e parashikuar nga neni 172 Kodit Penal.

Artikulli paraprakSHELQET, NDËRHYN OSHEE BANORËT ANKOHEN PËR GJOBA
Artikulli tjetërCANAJ: PROBLEM MUNGESA E PIKAVE TË GRUMBULLIMIT PËR PERIMET