Velipojë

Pësuan avari me mjetin lundrues në det dhe rrezikuan mbytjen, Policia Kufitare u vjen në ndihmë 3 shtetasve.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit për një mjet lundrues që kishte pësuar avari në det, shërbimet e Policisë Kufitare janë nisur drejt vendndodhjes së tij.

Pas mbërritjes në vendngjarje, u konstatua se mjeti lundrues drejtohej nga shtetasi I. H., i cili nuk mund të vijonte lundrimin për shkak të një defekti teknik. Në bord ndodheshin edhe dy shtetas të tjerë.

Për garantimin e sigurisë së personave që ndodheshin në mjet dhe për të shmangur çdo rrezik të mundshëm, shërbimet e Policisë Kufitare kryen rimorkimin e mjetit lundrues deri në breg.

Të tre shtetasit u asistuan nga efektivët e Policisë Kufitare dhe u transportuan në mënyrë të sigurt në tokë, pa probleme shëndetësore apo dëmtime fizike.

Pas përfundimit të operacionit të ndihmës, mjeti lundrues u nxor në breg. Nga verifikimet e kryera rezultoi se dokumentacioni i mjetit lundrues ishte i rregullt.

Policia Kufitare mbetet e angazhuar maksimalisht në garantimin e sigurisë së qytetarëve, vizitorëve dhe turistëve. Në rast nevoje për ndihmë, qytetarët ftohen të telefonojnë në numrin unik të emergjencave 112.

Artikulli paraprakKRIZA NË PARTI PAS HUMBJES NË ZGJEDHJET LOKALE, JEP DORËHEQJEN KRYEMINISTRI BRITANIK, KEIR STARMER
Artikulli tjetër“FUNDJAVA E DIASPORËS, PROTESTË QË U FUT NË HISTORI”, BERISHA: RAMA S’KA FORCË QË TË SHPËTOJË, DORËHEQJE PA KTHIM!