
Policia Kufitare ka shpëtuar sot dy persona që rrezikonin të mbyteshin në det, në plazhin e Velipojës.
Sipas njoftimit të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër, efektivët i konstatuan dy personat gjatë monitorimit të vijës bregdetare me dronë dhe mjete lundruese. Ndërhyrja e menjëhershme me Jet Ski bëri të mundur shpëtimin e 67 vjeçarit me inicialet M. P.banues në Burrel, dhe 41 vjeçarit me inicialet Z. N. banues në Velipojë.
Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër
Monitorim intensiv i zonave bregdetare me dronë dhe mjete lundruese, nga shërbimet e DVKM Shkodër, për garantimin e sigurisë së pushuesve.
Gjatë monitorimit, punonjësit e Policisë kanë konstatuar 2 shtetas që rrezikonin të mbyteshin në det, në plazhin e Velipojës.
Ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve të Policisë Kufitare, me mjete lundruese Jet Ski, bëri të mundur shpëtimin e 2 shtetasve, M. P., 67 vjeç, banues në Burrel, dhe Z. N., 41 vjeç, banues në Velipojë, të cilët rrezikonin të mbyteshin në det.
Shërbimet e Policisë Kufitare vijojnë monitorimin intensiv të vijës bregdetare dhe janë në gatishmëri të plotë, në çdo kohë, për t’u ardhur në ndihmë pushuesve dhe për të garantuar sigurinë e tyre.
Policia e Shtetit fton qytetarët që, në rast nevoje apo konstatimi të situatave që mund të cenojnë sigurinë e pushuesve, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112, duke garantuar reagim të menjëhershëm dhe në përputhje me ligjin.






