Një 27-vjeçar në Cakran të Fierit është arrestuar nga policia për kultivim kanabisi. Policia ka vënë në pranga shtetasin F. M., pasi në oborrin e banesës së tij janë evidentuar 30 fidanë në kubikë në tentativë për t’i kultivuar në tokë.

Policia e Shtetit po përdor dronët për monitorimin e zonave të thella e pyjore.Gjatë kontrollit të territorit janë angazhuar mbi 100 punonjës policie dhe disa dronë.

Agjentët e Antidrogës dhe shërbime të tjera policore kontrolluan zonën e Pishporos për disa orë, nga toka dhe me dronë inteligjentë dhe nuk u gjet asnjë bimë e kultivuar.

Kontrolli i territorit do të vijojë pa ndërprerë duke kontrolluar çdo cep të territorit dhe në zonat më të largëta, falë përdorimit të flotës së dronëve dhe helikopterëve.

Artikulli paraprakRAMA: RRITEN INVESTIMET NË BUJQËSI, NDËRSA NË MEDIA LE TË VAZHDOJNË LLAFET SI E VETMJA PUNË
Artikulli tjetërRRITEN VETËVRASJET NË 2019-N, KUSH JANË QYTETET NË SHQIPËRI QË NUK E “DUAN JETËN”