Policia ndalon 4 të rinj në Korçë, vodhën 11 koli me pije energjike

Katër të rinj, dy prej të cilëve adoleshentë, janë ndaluar nga policia pasi janë kapur duke vjedhur 11 koli me pije energjike. Të rinjtë, me iniciale K.S, 22 vjeç; K.T, 22 vjeç; M.K, 16 vjeç; F.K, 14 vjeç, banues në Korçë, kanë grabitur banesën e një 29 vjeçari. “Procedimi ndaj tyre filloi pasi më datë 20.05.2017, këta shtetas në bashkëpunim mes tyre, në lagjen nr 10 në Korçë, u kapën dukevjedhur11koli me pije energjike, në banesën në përdorim të shtetasit K.I, 29 vjeç”, informon policia. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Vjedhja”.

Artikulli paraprakVOTOHEN NESËR MINISTRAT TEKNIKË, KOMISIONET E VETTINGUT, KRYETARI I KQZ
Artikulli tjetërKOKAINË DHE KANABIS NË LOKALIN E NATËS, ARRESTOHET PRONARI DHE 6 TË TJERË